Milani njoftohet me humbjen e parë në Serie A në futboll.
Fiorentina u tregua e fortë për “rossonerët”, duke i mposhtur me rezultat 4:3, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Artemio Franchi” në Firencë.
Futbollisti Zlatan Ibrahimoviç realizoi në minutën e 62-të e 67-tën.
Ibra, golin e parë e realizoi duke ia “vjedhur” një top lojtarit rival.
Ai me mjeshtri shënoi gol të bukur në këndin e majtë.
Milani ngushton rezultatin në 3:2, pasi që në disavantazh me 3:0.
Por as dy golat e Ibrës nuk mjaftuan. Venutti (90+6'-autogol) shënoi për Milanin.
Duncan (15'), Saponara (45+1'), Vlahoviq (60' e 86’), shënuan për fitoren e Fiorentinës.
Milani renditet në vend të dytë me 32 pikë, ka një ndeshje më shumë se lideri Napoli që ka po aq pikë dhe Fiorentina ngjitet në pozitën e gjashtë me 21 sosh.