Barcelona me vështirësi ka shënuar fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj rivalit të qytetit, Espanyol-i.
Një fitore e vështirë por shumë e ëmbël.
Xavi debuton me fitoren në pankinën e Barcelonës.
Ai ditë me parë është emëruar trajner i katalunasve, me të cilët skuadër kaloi pjesën me të mirë si futbollist në kohën e artë me Messin e Iniestan.
Fitorja u sigurua në pjesën e dytë me golin e Memphis Depay, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 48-të.
Pas javës së 14-të në Spanjë, Barcelona ngjitet në pozitën e gjashtë me 20 pikë, duke lënë Espanyolin në vend të 11-të me 17 sosh.