Sarri e ka cilësuar si “çmenduri” vendimin...

Futboll

Sarri e ka cilësuar si “çmenduri” vendimin...

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 23:08
Sarri e ka cilësuar si “çmenduri” vendimin...

Mauricio Sarri e ka cilësuar si “çmenduri” vendimin për të dhënë penallti për Juventusin kur rezultati ishte 0-0 ndaj Lacios së tij.

Tekniku i bardhekaltërve, pas sfidës nuk ka shmangur dot polemikat sa i përket gjykimit të sfidës që Lacio humbi me shifrat 2-0.

“Sa i përket paraqitjes, skuadra bëri një ndeshje të mirë, por nuk arritëm të transformonim lojën në rrezikshmëri. Çiro, një sulmues prej 30-40 golash në sezon, është i vështirë për t’u zëvendësuar.

Kjo e sotmja ishte penalltia e parë që vërshëllehet për një faull nga pas. Gjyqtari e pa mirë, pastaj VAR-i bëri një çmenduri. Nuk mund të gjykosh nga një pamje e ndalur. Kjo është një penallti e vogël.

Përtej episodit të penalltisë, nuk më pëlqeu drejtimi i ndeshjes. Më mirë të mos flasim më për të. Përse më dhanë karton të verdhë? Nuk e di…

Çfarë ndjeva përballë Juventusit dhe tifozëve të tij? Sa u përket tifozëve të Juventusit, nuk më interesojnë. Kam drejtuar lojtarë të mëdhenj, mbaron me kaq, nuk më intereson”, tha Sarri pas ndeshjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat