Lazio mposht mbrëmë nga Juventusi me rezultatin 0:2, me dy golat e realizuar nga Leonardo Bonucci.
Në këtë ballafaqim për më shumë se 30 minuta u aktivizua edhe sulmuesi Vedat Muriqi, i cili nuk arriti të lë shenjë në këtë takim.
Një fans i Lazios shkroi në Twitter se nuk funksionoi, teksa etiketoi edhe Muriqin.
Nuk mungoi edhe përgjigja e sulmuesit prizrenas, i cili tha se është pothuajse i vdekur moralisht.
“Faleminderit që jeni gjithmonë pranë meje vëllai im, pirati juaj është pothuajse i vdekur (mendërisht)”, shkroi Muriqi.