Pas shumë viteve rikthehet turneu përkujtimor për legjendat e futbollit, Favzi Rama dhe Faton Domi, të cilët humbën jetën në fshatin Volljakë të Klinës, me 22 nëntor të vitit 1987.
Sot zhvillohet ky turne, i cili do të jetë njëditor, për shkak të kalendarit të ngjeshur në futboll.
Pjesëmarrëse do të jenë katër ekipe: Dukagjini, Liria, Vëllaznimi dhe Prishtina.
Hapja solemne do të bëhet nga ora 11:00, kurse prej orës 12:00 zhvillohet gjysmëfinalja e parë mes Dukagjinit dhe Lirisë, ndërsa më pas luhet edhe ndeshja tjetër mes Vëllaznimit dhe Prishtinës.
Ndeshjet do të zgjasin vetëm 45 minuta, kurse turneu do të transmetohet në SuperSport.