Dy sfida në Ligën e Parë, vëmendja në Prishtinë dhe Brestovik!
Edhe Liga e Parë në futbollin e Kosovës mbyllet sot (e diel) me dy ndeshje në program.
Në Grupin A pritet të jetë edhe vëmendja kryesore pasi zhvillohet dueli në mes Onix dhe Trepçës në stadiumin ‘Tahir Vokshi’ në Brestovik.
Ndërkohë në Grupin B do të jetë dueli në mes Flamurtarit dhe Kikës, takim ky që zhvillohet në stadiumin e kuqezinjëve në Prishtinë.