Erling Braut Haaland do të jetë një nga emrat më të nxehtë të merkatos së verës.
Sulmuesi norvegjez është në shënjestrën e të gjithë klubeve të mëdha europiane, që kontaktojnë menaxherin e tij, Raiola, çdo ditë.
Është pothuajse e sigurt një garë treshe mes Real Madrid, PSG dhe Manchester City: kush do ta fitojë garën?
Fjala e fundit i takon lojtarit, i cili do të kërkojë t’i japë më shumë rëndësi projektit sesa aspektit ekonomik.
Sipas AS, Real ka një “as nën mëngë”: ta lërë Haaland te Borussia Dortmund edhe sezonin e ardhshëm.
Los Blancos janë të bindur se Benzema mund të luajë edhe për dy vite në nivele shumë të larta.