Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp teksa ka folur për ndeshjen ndaj Kukësit.
Tekniku i bardhebluve thekson se verilindorët janë një rival direkt për titull ndërsa shton se pathyeshmëria është diçka që do t’i pëlqente të vazhdonte gjatë.
NDESHJA ME KUKËSIN – “Kupa iku dhe i takon të shkuarës. Përballë një kundërshtari që është në vendin e dytë dhe padiskutim do jetë një ndeshje e fortë.
Është një ndeshje mes rivalëve dhe do ta përgatisim me gjithë forcat për ta trajtuar si një ndeshje shumë serioze dhe mes dy rivalëve direkt që kanë objektiva madhor”.