Disa lojtarë të Bayern Munchen nuk kanë pranuar të vaksinohen.
Joshua Kimmich, Serge Gnabry, Jamal Musiala, Eric Maxim Choupo-Moting dhe Michael Cuisance kanë vendosur të mos marrin asnjë dozë vaksine.
Kimmich qëndroi në izolim deri ta martën si pasojë e faktit që kishte qenë në kontakt me Niklas Sule, i cili rezultoi pozitiv me Covid-19.
Pak ditë “liri” për mesfushorin e Bayernit dhe kombëtares gjermane, pasi ditën e premte është futur sërish në karantinë pas një tjetër rasti me koronavirus te bavarezët.
Jo vetëm kaq pasi Bild am Sonntag bën të ditur se drejtuesit e Bayern Munchen kanë vendosur t’u ulin rrogat “rebelëve” që nuk janë vaksinuar deri tani.
Kimmich, i cili ka veshur 64 herë fanellën e “Pancerave”, deklaroi se nuk është vaksinuar për “shkaqe personale” dhe në Gjermani ka lindur një debat i madh në lidhje me situatën e krijuar te rekordmenët e futbollit gjerman..