Martini me disa mungesa

Futboll

Martini me disa mungesa

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 13:30
Martini me disa mungesa

Teuta pret Skënderbeun në Kamëz, teksa durrsakët kërkojnë të rikthehen te suksesi pas humbjes së fundit ndaj Laçit. Trajneri Edi Martini ka vendosur edhe për formacionin zyrtar, teksa në kampin durrsak vuajnë mungesat e shumta si pasojë e pezullimeve apo dëmtimeve (Selmani, Jackson, Aquah, Aleksi, Zogaj, Kapllani).

Kështu, në fushë nga minuta e parë ka vend për Beqjan, Idrizajn ndërsa ka vend edhe për Lorenco Vilën. Nga ana tjetër, Skënderbeu kërkon vazhdimësinë pas triumfit ndaj Kukësit, teksa trajneri Migen Memelli i ka besuar në fazën ofensive të zakonshmit Mensah

Teuta: Qirko, Ivanovic, Kotobelli, Idrizaj, Todorovski, E.Vila, Beqja, L.Vila, Kallaku, Koubemba, Giorgev
Trajner: Edi Martini

Skënderbeu: Rexhepi, Zguro, Vitija, Jean Victor, Berisha, Sadriu, Dwumfour, Vangjeli, Meksi, Mensah, Moraes
Trajner: Migen Memelli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat