Cristiano Ronaldo është i ‘etur’ që trajneri aktual i Spanjës, Luis Enrique, të marrë drejtimin e Old Trafford, i është thënë ‘SkySports’.
United pritet të konsiderojë Enriquen si një zëvendësues të mundshëm të Ole Gunnar Solskjaer, i cili u shkarkua këtë mëngjes.
Mendohet se ish-trajneri i Barcelonës do të ishte i interesuar të fliste me zyrtarët për vendin e lirë në Old Trafford, dhe tani kuptohet se ai do të kishte mbështetjen e Ronaldos, i cili mendon se spanjolli është kalibri i duhur i trajnerit për t’i mundësuar United të konkurrojë me Manchester Cityn, Liverpool dhe Chelsea.
Enrique fitoi tripletën me Barcelonën në 2015.
Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, i cili është pa punë që kur u largua nga Bernabeu në maj, dhe menaxheri aktual i Ajax-it, Erik Ten Hag, janë gjithashtu emra që United pritet të marrë në konsideratë.
Trajneri i Leicesterit, Brendan Rodgers, është sugjeruar gjerësisht për këtë rol, por ai hodhi poshtë spekulimet javën e kaluar, duke thënë se ishte i lumtur që do të qëndronte në King Power Stadium.
Drejtuesit e United janë admirues prej kohësh të Mauricio Pochettino, por koha e vendit të lirë aktual do ta bënte të vështirë largimin e tij nga Paris St German.