Lionel Messi thuhet se nuk ka në plan të luajë përsëri për Barcelonën.
Më herët presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se nuk e përjashton rikthimin e argjentinasit, i cili u largua nga klubi në verë si lojtar i lirë.
''Diario Sport'' bën të ditur se Messi nuk po e shqyrton këtë opsion. Sipas mediumit spanjoll, lojtari është i mendimit se duke qenë se është larguar nga skuadra pa dëshirën e tij, nuk ia vlen të kthehet.
Messi do të qëndrojë në PSG, pavarësisht disa vështirësive në përshtatje, sepse ai shpreson të arrijë sukses duke e fituar Ligën e Kampionëve dhe t'i afrohet Botërorit 2022 në formë të mirë.
Në sezonin aktual të Ligue 1, argjentinasi ka shënuar një gol në gjashtë paraqitje.