Inter duket se ka vënë në shënjestër sulmuesin e Lille, Jonathan David.
“Zikaltrit duan ta marrin David, aktualisht golashënuesi më i mirë i Ligue 1, që në janar”, ka shkruar në Twitter Daniele Marani, drejtori i Fcinter1908.it.
“Sulmuesi kanadez, 21 vjeç, luan për Lille, që kërkon ta mbajë deri në fundin e sezonit”.
David ka shënuar 10 gola në 14 ndeshjet e luajtura në këtë sezon të Ligue 1.