Sassuolo dhe Cagliari kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e javës së 13-të të Serisë A.
Vendasit kanë kaluar dy herë në avantazh, por nuk kanë arritur ta mbrojnë atë.
Scamacca ka zhbllokuar ndeshjen e luajtur në Reggio Emilia në minutën e e 37-të, por miqtë janë kundërpërgjigjur pas vetëm tri minutash me një perlë të Keita Balde.
Ish-ylli i Inter ka barazuar rezultatin me një roveshiatë spektakolare që po bën xhiron e internetit.
Sassuolo është kthyer në avantazh në minutën e 52-të me një penallti të Berardi-t, por Cagliari ka barazuar katër minuta më mbrapa, po nga pika e bardhë, me Joao Pedro-n.