Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së Superligës së Kosovës ndërmjet Llapit dhe Ballkanit.
Ndeshje kjo e vetmja për ditën e sotme dhe e cila është e vlefshme për xhiron 14-të të kampionatit të Kosovës në futboll.
Fraksioni i parë i kësaj ndeshje është mbyllur pa gola, pra rezultati mbetet ai i fillimit të ndeshjes 0-0.
Ndryshe, Ballkani është momentalisht lider i tabelës së Superligës së Kosovës, kurse Llapi që po e vazhdon ngjitjen në tabelë është në vendin e pestë.