Llapi ka shënuar fitore me rezultat 4:1 kundër Ballkanit.
Kryetrajneri i Ballkanit, Bekim Isufi, i zhgënjyer.
“E vështirë të analizohet në atë interval ku pranuam tri gola.
Kemi pasur mungesën e Ermal Krasniqit dhe Kushtrim Gashit, por nuk ndjej keqardhje për atë aspekt sepse ne duhet të varemi nga grupi e jo individëve.
Kjo humbje dhemb, por na presin edhe shumë ndeshje ku duhet përmirësuar gabimet”, ka thënë Isufi.