Një brazilian barazon ‘Perandorin’ Adriano

Futboll

Një brazilian barazon ‘Perandorin’ Adriano

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 17:21
Një brazilian barazon ‘Perandorin’ Adriano

Kaliari po zhvillon një sezon pozitiv në këtë sezon. Një meritë të madhe ka dhe sulmuesi Xhoa Pedro.

Braziliani po shkëlqen këtë sezon dhe me golat e tij ka barazuar një rekord të një bashkëkombasi të tij.

29 vjeçari është braziliani i parë që shënon të paktën 8 gola në 13 ndeshjet e parë të kampionatit. I fundit që e kishte arritur këtë rekord ishte ish-sulmuesi i Interit, Adriano.

I njohur si ‘Perandori’ nga tifozët, ai shënonte po aq gola sa Pedro në vitin 2004. U deshën 17 vite pritje për të parë një brazilian që të shënonte kaq shumë që në fillim të kampionatit.

Xhoao Pedro u transferua në vitin 2014 tek Kaliari dhe tani mban dhe shiritin e kapitenit. Janë hedhur hipoteza se sulmuesi do të grumbullohet me kombëtaren e Italisë për sfidat e play-off, por asgjë nuk është zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat