Real Madridi nuk bën shaka, por e shtyp me lojë e rezultat 4:1 ekipin e Granada-s, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Nuevo Los Cármenes” në Granada.
Ndeshje me rrebesh gola, gjithsej pesë e 2 kartona të kuq.
Granada në 23 minutat e fundit luajti me një futbollist me pak, Monchu u përjashtua direkt me karton të kuq, pas dy minutave edhe trajneri i kësaj skuadre Robert Moreno.
Reali dominoi takimin e me plot meritë importon tre pikë.
Për Realin është fitorja e 9-të nga 13 ndeshjet e deritashme, ku ka edhe 3 barazime e 1 humbje.
Për Realin shënuan Asensio (19'), Fernandez (25'), Vinicius Junior (56'), Mendy (76') e për Granada-n realizoi Suarez (54').
Pas javës së 14-të, Reali (një ndeshje me pak) kryeson me 30 pikë, ka dy më shumë se Sevilla e Sociedad dhe Granada gjendet në pozitën e 19-të me 11 sosh.