Ishte folur e përfolur për një largim të mundshëm të Ozil nga Fenerbahce, por fusha tregon totalisht ndryshe dhe madje dëshira dhe grinta e fantazistit është më e madhe…
Ashtu si sonte, në derbin e ndezur të Stambollit, që Fenerbahce e ka fituar në fushën e Galatasaray edhe me një futbollist më pak.
Vendimtar ka qenë goli i Miguel Crespo, por natyrisht që ishte ky gol i Ozil ai që hapi mundësinë e përmbysjes pasi Fenerbahce po vuante jo pak pas golit të Akturkoglu në minutën e 16-të.
Në kundërsulm, ish-lojtari i Arsenalit u nis i vetëm me fushën përpara dhe mposhti portierin duke festuar.