Reprezentuesi i Kombëtares A të Zvicrës, Kastriot Imeri, nuk përmbahet, sërish shënon për Servetten, e cila në konak të vetin e mposhti me rezultat 3:2 Grashoppersin.
Imeri ka shënuar në minutën e 50-të për rezultatin 2:0.
“Goli i pestë sezonal për Imerin”, shkruan mes të tjera “Blick”.
Imeri u paraqit titullar duke u zëvendësuar në minutën e 90+2.
Për Servetten shënuan: Kyei (32' e 80'), Imeri (50') dhe Grasshoppersin realizuan Bonatini (56'- nga penalltia), Kawaba (69'). Në minutën e 49-të, Valls i Servettes, dështon nga penalltia.
Ermir Lenjani u paraqit standard për Grasshoppersin e Shkëlqim Demhasaj futet në atë të 84-tën, por nuk arritën pikë në Gjenevë. Lenjani u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 69-të.
Pas javës së 14-të në elitën e futbollit zviceran, Grasshoppers mban vendin e pestë me 18 pikë, ka tre më shumë se Servette, e cila gjendet një pozitë me poshtë.