Interi fiton derbin e madh me rezultat 3:2 ndaj Napolit.
Ndeshje e luftuar deri në fund e me pesë gola, secili më i bukur se tjetri.
Futbollisti Zielinski në minutën e 17-të, hapi serinë e golave duke kaluar në epërsi liderin e Serie A.
Zielinski
Megjithatë, kampioni në fuqi këndellet duke e përmbysur epërsinë e mysafirëve.
Në minutën e 25-të, Calhanoglu nga penalltia barazon rezultatin 1:1.
Në fund të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 44-të, kroati Perishiç kalon në epërsi Interin.
Në pjesën e dytë, në minutën e 61-të, Lautaro Martinez shënon për 3:1.
Napoli
Mertens ngushton rezultatin në 3:2 në minutën e 78-të, duke e bërë gjithnjë e më dramë ndeshjen në 'Giuseppe Meazza'.
12 minutat e fundit, dramë në vete por Interi ruan epërsinë dhe shënon fitore të madhe.
Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit standard, duke u angazhuar deri në pikën e fundit, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 35-të.
Rrahmani me Napolin me gjithë angazhimin, kthehen duarthatë.
Napoli kryeson me 32 pikë pas 13 jave në Serie A, duke lënë pas Milanin me 32, Interin 28 pikë, etj.
Napoli e Interi kanë nga 10 fitore, 2 barazime 1 humbje e Interi 8 fitore, 4 barazime e 1 humbje. Në Itali nuk ka më të pamposhtur.