Tifozi që e goditi Payetin e ha një shuplakë të fortë nga tifozët e tjerë!
Një tifoz, i cili e goditi me shishe të ujit në kokë Dimitry Payetin dhe e shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes Lyon – Marseille, e hëngri një shuplakë të fortë më vonë nga tifozët e vet.
Ndeshja derbi e Ligue 1 në Francë mes Lyonit dhe Marseilles u ndërprerë, për shkak se një tifoz në kokë sulmuesin e Marseille Dimitry Payet.
Gjyqtari i urdhëroi lojtarët të kthehen në zhveshtore në minutën e 7-të, pasi Payet u godit me shishe të ujit në kokë kur po tentonte ta rivinte topin në lojë nga këndi.
The Lyon fan who threw the bottle at Dimitri Payet was slapped by his own fans after the game with Marseille was suspended.pic.twitter.com/TLsNGoXFkw
— Sam Street (@samstreetwrites) November 21, 2021
Por ky veprim i pamatur i kushtoi atij me shuplakë gojës në tribuna. Një tifoz tjetër i Lyonit shihet duke e qortuar atë para se ta godasë me shuplakë.