Fitim Llapashtica edhe zyrtarisht konfirmoi sot se nuk është pjesë e Vllaznisë nga Pozhorani, e cila garon në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B në futboll.
“Nga data 8 nëntor, nuk jam pjesë e KF Vllaznia Pozharan, ku isha angazhuar si kryetrajner.
KF Vllaznisë i dëshiroj suksese.
Jam i hapur për bisedime dhe i mirëpresë ofertat nga klubet e interesuara.
Puna, angazhimi maksimal dhe profesionalizmi kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë pjesë e rrugëtimit tim”, njofton Llapashtica. Vllaznia zë pozitën e tetë me 13 pikë pas 13 jave.