Roma ngadhënjen me rezultat minimal 2:0 ndaj Genoa-s, në ndeshjen e javës së 13-të të Serie A.
Tre pikë domethënëse për romakët, të cilët e shkurtojnë diferencën me pikë me liderin e tabelës.
Afena-Gyan shënon në minutën e 82-të e 90+4.
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, u paraqit 87 minuta për Romën.
Roma tani zë vendin e pestë me 22 pikë, ngec për 10 pikë nga Napoli e Milani, ndërsa Genoa është në pozitën e 18-të me 9 pikë.
Trajneri Jose Mourinho megjithatë arriti qëllimin, kthehet me pikë të plota.