Sociedad nuk arriti më shumë se një barazim (0:0) me Valencinë, por nuk i mjaftoi që të rikthehen në kreun e tabelës në Spanjë.
Futbollisti nga Kosova, Adnan Januzaj, u paraqit standard, me gjithë orvatjet me bashkëlojtarë, nuk arritën të shënojnë golin e fitores.
Sociedadit iu vështirësuan shumë punët në minutën e 76-të, kur Elustondo u përjashtua me karton të kuq.
Sociedadi luajti 14 minuta pa një futbollist.
Januzaj u zëvendësua në minutën e 84-të.
Sociedad renditet në pozitën e 2-të me 29 pikë pas 14 jave, ka një me pak se lideri Real Madridi dhe Valencia është e 10-ta me 18 sosh.