Mourinho: I pata premtuar se do t’ia blija këpucët, Felix me tha të mos harrojë

Futboll

Mourinho: I pata premtuar se do t’ia blija këpucët, Felix me tha të mos harrojë

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 23:55
Felix Afena-Gyna

Tranjeri i Romës, Jose Mourinho është deklaruar pas fitores së vështirë ndaj Genoas.

Ishte talenti 18-vjeçar Felix Afena-Gyna që realizoi dy herë, kur u inkuadra në minutën e 74-të për t’i dhënë fitoren Romës ndaj Genoas.

Pas ndeshjes, Mourinho ka zbuluar një prapaskenë, duke thënë se nesër do t’ia blejë këpucët që i pëlqejnë talentit në vlerë 800 euro.

“I kisha premtuar se do t’i blija Felix këpucët që i pëlqejnë, që janë shumë të shtrenjta, kushtojnë 800 euro, pra ai vrapoi dhe më tha të mos harroja”.

“Nesër në mëngjes, gjëja e parë që do bëjë është t’i blejë ato këpucë”, deklaroi ai.

Roma momentalisht renditët në pozitën e pestë, 10 pikë prapa liderit, Napoli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat