​Shpallet lojtari më i mirë i javës në Superligën e Kosovës

Futboll

​Shpallet lojtari më i mirë i javës në Superligën e Kosovës

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 12:20
Alef Firmino

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin "YLLI I JAVËS", për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 14-të në BKTSuperligë është shpallur futbollisti brazilian në radhët e K.F. Llapi, Alef Firmino

Qendërsulmuesi 23-vjeçar i llapjanëve shënoi dy gola në përmbysjen spektakulare që skuadra e tij bëri në ndeshjen kundër FC Ballkanit (1:4). Dy golat e tij në këtë përballje ia mundësuan FC Llapi që të realizojë fitore shumë të rëndësishme dhe të ngjitet në pozitën e katërt në renditjen e BKTSuperligës.

Brazilianit, i cili u inkuadrua nga banka rezervë në minutën e 60-të, iu deshën vetëm 11 minuta për të shënuar golin e barazimit (1:1, min. 71) dhe më pas menjëherë edhe golin e epërsisë (2:1, min. 75), duke u bërë kësisoj futbollisti më produktiv i ndeshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat