Çmimi i madh “Golden Boy” që ndahet nga media italiane “TuttoSport” ka përfunduar në duart e talentit të Barcelonës Pedri.
Spanjolli ishte njëri nga lojtarët kryesor të Barcelonës nën drejtimin e trajnerit Ronald Koeman.
Derisa pati po ashtu një rol vendimtar në paraqitjet e Spanjës në Kampionatin Evropian Euro 2020.
Lojtari momentalisht nuk është duke luajtur për shkak të një lëndimi dhe koha e rikthimit të tij ende nuk është e përcaktuar.