Kanë kaluar vetëm tre minuta kur situata në Lyon shpërtheu, një tifoz e goditi me shishe në kokë lojtarin e Marseilles, Payet.
Më pas mysafirët janë larguar nga fusha dhe ndeshja u ndërpre nga gjyqtari.
Në foto shihet edhe Xherdan Shaqiri, se si e shikon këtë situatë të pakëndshme.
Pas një ndërprerje prej gati dy orësh, ndeshja u anulua.
Presidenti i Olympique Lyon, Jean-Michel Aulas, u kërkoi falje Marseilles dhe lojtarit Payet. Aulas foli për një “sulm të papranueshëm” dhe i uroi mesfushorit një shërim të shpejtë.
Ai gjithashtu theksoi se ishte një autor i vetëm i cili ishte gjetur dhe dorëzuar tek autoritetet.
Aulas ishte i mendimit se ndeshja mund të kishte vazhduar. LFP-ja e pa fajin tek mikpritësi dhe autoritetet lokale.
Sipas njoftimit të LFP, Payet ishte gjithashtu "shënjestër e fyerjeve diskriminuese". Në një kohë kur liga po rifitonte atraktivitetin e saj, "këto incidente serioze të përsëritura po shkatërrojnë imazhin e kampionatit në Francë edhe ndërkombëtarisht", -tha ai.
Payet ishte "i lënduar në kokë", tha presidenti i Marseilles, Pablo Longoria. “Ajo që ndodh nuk është normale. Ne i kemi dënuar gjithmonë të gjitha format e dhunës”.