Barcelonës i lëndohet ylli i skuadrës, mungon ndaj Benficas

Futboll

Barcelonës i lëndohet ylli i skuadrës, mungon ndaj Benficas

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

Barcelona në ndeshjen e radhës që e zhvillon ndaj Benficas, në kuadër të Ligës së Kampionëve do jetë pa mbrojtësin Sergi Roberto.

Roberto nuk ka zhvilluar stërvitjen e fundit, derisa do mungojë në ndeshjen ‘vendimtare’ për katalunasit në garën më prestigjiozë në botë.

Barcelona komunikoi që Roberto vazhdon të këtë probleme në këmbën e djathtë.

“Roberto vazhdon me probleme në këmbën e djathtë dhe kjo është arsyeja pse evolucioni do të shënojë disponueshmerinë e tij”, shkruhet në komunikatë.

Roberto ishte i ftuar në ndeshjen e fundit në La Liga ndaj Espanyol, por nuk zhvilloi asnjë minutë.

Spanjolli u lëndua me 27 tetor ndaj Rayo Vallecano në vendin, ku kishte probleme edhe sezonin e kaluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat