Të shtunën ai ishte në fushë në fitoren 2-1 të skuadrës së tij ndaj Shtutgartit. Por dje, ylli i Borusias së Dortmundit ka rezultuar pozitiv me COVID.
Klubi verdhezi shkroi në faqen zyrtare se belgu nuk do të jetë në fushë për ndeshjen e nesërme ndaj Sportingut të Lisbonës dhe do të nisë menjëherë karantinën në shtëpi.
Frika se lojtari mund të ketë infektuar edhe lojtarë të tjerë në skuadrën e Dortmundit është e madhe.
Klubi do të kryejë sërish teste ditën e sotme përpara se të niset për në Portugali ku do të synojë të ruajë vendin e dytë i cili do t’i jepte kualifikimin për në fazën tjetër skuadrës gjermane e cila për momentin renditet e dyta në Grupin C.