Lojtarët shqiptarë nga Anglia, çfarë e ardhme e pret Shqipërinë…

Futboll

Lojtarët shqiptarë nga Anglia, çfarë e ardhme e pret Shqipërinë…

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 12:07
Lojtarët shqiptarë nga Anglia, çfarë e ardhme e pret Shqipërinë…

Lojtarët shqiptarë nga Anglia, çfarë e ardhme e pret Shqipërinë…

Shqipëria është duke përfituar pak e nga pak brezin e ri të fëmijëve të emigrantëve shqiptarë që janë shpërngulur në Angli. Fatkeqësisht numrat janë ende të frikshme të shqiptarëve që i drejtohen këtij shteti, në kërkim të një jete më të mirë.

Por nga ana tjetër vëmendja ka qenë e madhe nga Federata për të kërkuar talentet nga ky shtet. Nëse përmendim Anglinë, Armando Broja është i pari që vjen ndërmend, por edhe Armando Dobra është jo pak i njohur për tifozët shqiptarë, shkruan "Sport Ekspres" nga Tirana.

Ndërkohë një tjetër emër që ka spikatur është edhe Anis Mehmeti. Vetëm 20-vjeç dhe për trajnerin do të jetë gati për të luajtur edhe në “Premier League”, duke e quajtur si yllin kryesor të ekipit. Në ndeshjen e fundit kundër Boltonit në League One, Mehmeti ka gabuar nga 11-metrat. Askush nuk i kushtoi rëndësi kësaj pjese dhe të gjithë e morën si detaj për t’u anashkaluar, pasi Mehmeti ishte mahnitës në fushën e lojës.

84% të pasimeve ishin të sakta, i dolën 6 nga 8 driblimet dhe e goditi portën 3 herë nga 4 tentativat. Tifozët e Wycombe janë dashuruar me lojtarin që është pjesë e Shqipërisë U-21. Për të vazhduar më tej, Armelindo Mema është një tjetër futbollist me shumë cilësi. Aktualisht pjesë e QPR U-23, sulmuesi duket se do të ketë karrierë të shndërritshme. Ndërkohë pjesë e Shqipërisë është edhe Renaldo Torraj.

Futbollisti 18-vjeçar ka shënuar një super gol me grupmoshat e Totenhemit së fundmi, si për të shpalosur të gjithë potencialin e tij. Aktualisht pjesë e Totenhemit U-18, Torraj ka shumë cilësi që premtojnë për të ardhmen, ndërsa realizimin e fundit e ka shpërndarë edhe faqja e ekipit të parë të Totenhem.

Të gjithë këta lojtarë tregojnë se koha punon për të ardhmen e ndritur te Shqipërisë dhe se vëmendja e veçantë duhet t’i përkushtohet tokës angleze për talentet që po formohen pasi është një prej shkollave më të mira të futbollit në botë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat