Xavi rikthehet me Barcelonën në Ligën e Kampionëve si trajner, pret në shtëpi Benfican

Futboll

Xavi rikthehet me Barcelonën në Ligën e Kampionëve si trajner, pret në shtëpi Benfican

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 13:22
Foto

Gjigandi katalunas Barcelona do të zhvillojë sot ndeshje në shtëpi kundër skuadrës së Benficas, e vlefshme kjo për xhiron e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e “Blaugranëve” në Ligën e Kampionëve nën urdhrat e trajnerit të ri Xavi, ku do të synojnë që të hakmerren për humbjen 3:0 që ia shkaktoi skuadra portugeze këtë sezon.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë garë, Barcelona siguroi fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Dynamo Kyiv, kurse Benfica rikthehet nga humbja 5:2 kundër Bayernit.

Momentalisht, pas katër ndeshjeve të zhvilluara, të dy skuadrat i ndanë një vend dhe dy pikë në tabelë, ku Barcelona zë vendin e dytë me gjashtë pikë, kurse Benfica pozicionohet në vendin e tretë me gjithsej katër pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të shumta të lojtarëve, ku për Barçën nuk do të paraqiten Aguero, Braithwaite, Fati, Pedri, Roberto dhe Wague, kurse te Benfica do të mungojnë Dias, Goncalves, Lazaro, Verissimo, Pinho dhe Radonjic.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Mingueza, Pique, Araujo, Alba; Gavi, Busquets, De Jong; Dest, Depay, Coutinho

Benfica (3-4-3): Vlachodimos; Otamendi, Morato, Vertonghen; Gilberto, Pizzi, Weigl, Grimaldo; Silva, Yaremchuk, Nunez

Grupi E

21:00 Barcelona – Benfica (Stadiumi Camp Nou)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat