Sot (e martë) në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një ngjarje e trishtuar, ku në një aksident tragjikë humbën jetën disa persona shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.
Ata derisa po ktheheshin në familjet e tyre pas një vizite në Turqia, autobusi me të cilin po udhëtonin ka pësuar aksident, duke marrë flakë, me çka edhe humbën jetën shumica e udhëtarëve.
Nga ky aksident tragjik thellësisht është prekur edhe skuadra kosovare Llapi, e cila ka ngushëlluar familjarët e viktimave.
Postimi i plotë i klubit (pa ndërhyrje):
“Thellësisht të pikëlluar dhe të tronditur nga aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bullgari.
Klubi ynë KF Llapi iu shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve që humbën më të dashurit e tyre prej tyre mbi 45 persona nga Maqedonia e Veriut.
Bashkëndjejmë dhimbjen e njëjtë me familjarët e të gjithë personave që humbën jetën dhe lusim Zotin që raste të tilla mos të ndodhin kurrë”, ka shkruar KF Llapi në Facebook.