Drejtuesit e Arsenalit nuk kanë aspak ndërmend të nisin bisedimet për rinovimin e kontratës me Alexandre Lacazette, i cili në fund të sezonit mbyll kontratën me “topçinjtë” dhe me shumë mundësi do të largohet me parameter zero.
Francezi është rikthyer titullar në formacionin e trajerit Arteta, por klubi nuk është gati t’i ofrojë atij rinovimin për një kohë të gjatë dhe me pagën aktuale.
30-vjeçari, i cili është në fund të aventurës së tij me londinezët është i lirë të nisë bisedimet me klubet e tjera që nga 1 janari.
Francezi, që i kushtoi plot 52 milionë paund Arsenalit kur e transferoi nga Lyoni në 2017-ën nuk i mungojnë ofertat, pasi Atletico Madrid, Milan, Marseille dhe Newcastle janë klubet që po monitorojnë me kujdes situatën mes lojtarit dhe klubit.