Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Feronikelit nga Drenasi, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kjo ishte ndeshja e dytë për trajnerin boshnjak në radhët e ekipit të kryeqytetit.
Trajneri boshnjak, Abdullah Ibrakoviq, shijon fitoren e parë në pankinën e Prishtinës.
Në minutën e 60-të, Leonit Abazi, realizoi për 1:0.
Ai realizon gol të bukur, në orvatje për të harkuar topi shkoi në rrjetë!
Në minutën e 88-të, Bleart Tolaj thellon fitoren e Prishtinës.
Prishtina kalon në vend të pestë me 21 pikë e Feronikeli është në fund me 10 sosh.
'Nikli' vazhdon serinë katastrofë, shtatë ndeshjet e fundit po aq humbje.