Në Klinë, Dukagjini dhe Ulpiana i kanë ndarë pikët duke luajtur baras, 1:1. në kuadër të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.
“Nuk i konkretizuam rastet, pranuam golin dhe pastaj u angazhuam për ta shënuar golin e barazimin që e arritëm, por nuk e fituam edhe ndeshjen përkundër rasteve të shumta.
Ndeshjet e tilla duhet t'i përfundojmë më shpejtë. Golin e pranuam pas një gabimi në vendosje.
Por, jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve që nuk u dorëzuan përkundër disavantazhit”, ka thënë Arnend Dallku, trajner i Dukagjinit.