Tetova: Lojtarët e Dukagjinit nuk e respektuan “Fair-Play-in”

Futboll

Tetova: Lojtarët e Dukagjinit nuk e respektuan “Fair-Play-in”

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 15:32
Tetova: Lojtarët e Dukagjinit nuk e respektuan “Fair-Play-in”

Sot u zhvilluan dy takimet e xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja e zhvilluar në Klinë mes Dukagjinit dhe Ulpianës përfundoi me rezultat të barabartë,1:1.

Pas ndeshjes ka folur kryetrajneri i Ulpianës, Edlir Tetova, i cili u shpreh i gëzuar që skuadra e tij fitoi një pikë, por kishte disa kritika për skuadrën vendase të cilët sipas tij nuk luajtën Fair-Play

‘Kishim ardhur për një rezultat pozitiv dhe e arritëm qëllimin. Për mua, Ulpiana e ka fituar ndeshjen pasi lojtarët e Dukagjinit nuk e respektuan rregullin e ferplejit kur shënuan golin e barazimit.

Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit që ka treguar rritje në secilën xhiro dhe do të presim ndeshjet e radhës për t’u përmirësuar edhe më shumë’, ka thënë Tetova, shkruan Gazeta Olle.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat