Mërgim Vojvoda është në sezonin e dytë me Torinon, teksa tashmë është kthyer në një titullar të formacionit “Granata”.
Anësori i përfaqësueses së Kosovës, edhe në mbrëmjen e djeshme u aktivizua për 90 minuta të plota në fitoren e të tijve me rezultatin 2-1 ndaj Udinese. Pas sfidës, 26-vjeçari është shprehur se ai nuk e ka problem krahun.
“Jemi në një pozicion jo shumë komod në tabelën e klasifikimit, duhet gjithnjë të fitojmë për të qëndruar mes dhjetë të parave dhe të evitojmë rikthimin në fundin e tabelës. Nuk duam të jemi më në ato pozicione.
Më mirë nga e djathta apo nga e majta? Unë jam një ushtar dhe bëj atë që më kërkon trajneri, edhe pse ndihem më mirë në të djathtë. Në të majtë kam luajtur me përfaqësuesen dhe e di si ta bëj.
Çfarë na duhet për t’u përmirësuar në dhjetë minutat e fundit të ndeshjeve? Duhet më shumë qetësi dhe kthjelltësi, duhet të mësojmë të menaxhojmë minutat e ndeshjes.”, u shpreh Vojvoda.