Në prag të duelit ndaj Villarrealit, kapiteni Harry Maguire ka treguar se si ka shkuar takimi i fundit trajnerin norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer, përcjell Insporti.
Solskjaer iu tha lamtumirë lojtarëve në kampin stërvitor dhe kapiteni i klubit Harry Maguire ka zbuluar se cila ishte atmosfera në qendrën stërvitore.
“Ai erdhi për të folur me ne dhe për të thënë lamtumirë. Ishte shumë e trishtueshme sepse të gjithë kemi respekt të madh për Solskjaer. Ai na tha shumë, por nuk mund të zbuloj gjithçka”.
“Na tha se duhet të kthehemi në rrugën e duhur, të fokusohemi ndaj Villarrealit dhe na bëri të hyjmë në ndeshje me frymë pozitive”, ka thënë Maguire.
Lojtarët janë ndarë nga Solskjaer me një përqafim dhe sonte skuadra kundër Villarrealit do të drejtohet nga trajneri i përkohshme Michael Carrick.