Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric po kalon formë të jashtëzakonshme te skuadra e tij Adana Demirspor.
Muric ka qenë titullar në tri ndeshjet e fundit me skuadrën e tij në Superligën turke, duke qenë ndër më meritorët për gjashtë pikët e fituara, shkruan Gazeta Olle.
Gjiganti i portës në këto tri duele ka pranuar tre gola, ndërsa një herë e ka mbajtur portën e paprekur.
Në 270 minuta të zhvilluara gjatë tri takimeve të fundit, Muric ka bërë 17 pritje, duke pasur kështu një impakt të madh në rezultatet e skuadrës së tij.
Kujtojmë se 22-vjeçari në gjashtë ndeshje radhazi u mbajt në bankën rezervë nga trajneri Vincenzo Montella, por me paraqitjet e tij të fundit, me plot meritë ka siguruar pozitën e titullarit.
Pas 13 xhirove në Superligën e Turqisë, Adana gjendet në pozitën e dhjetë në tabelë me 19 pikë të tubuara.