Me fillim nga ora 18:45 do të fillojë ndeshja mes skuadrës ukrainase Dynamo Kyiv dhe gjigandit gjerman Bayern Munich, e vlefshme kjo për xhiron e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e sotme nuk do të ketë rëndësi të madhe për “Bavarezët” pasi që kanë siguruar kualifikimin tutje, ku gjenden në pozitën e parë në Grupin E me gjithsej 12 pikë.
Në dallim prej kundërshtarit të sotëm, skuadra e Dynamo Kyiv gjendet në pozitën e fundit në tabelë me vetëm një pikë të arkëtuar pas katër ndeshjeve të zhvilluara.
Në ndeshjen e sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Dynamon nuk do të paraqiten Besedin, Popov dhe Verbic, kurse te Bayerni do të mungojnë Choupo-Moting, Cuisance, Gnabry, Kimmich, Musiala, Stanisic, Sule dhe Upamecano.
Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Dynamo Kyiv: Bushchan; Kedziora, Zabarnyi, Syrota, Mykolenko; Sydorchuk, Shaparenko; Tsygankov, Buyalskiy, De Pena; Skhurin.
Bayern Munich: Neuer, Pavard, Goretska, Lewandowski, Sane, Coman, Davies, Hernandez, Nianzou, Tolisso, Muller