Bayerni nga Munihu nuk ndalet, ka shënuar fitoren e pestë rresht në Grupin E të Champions League.
Bavarezët shënuan fitore në Kiev, me rezultat 2:1 ndaj Dinamos.
Për Bayernin shënuan Robert Lewandowski i cili realizoi gol të bukur në gërshërë nga rreth 13 metra në minutën e 14-të dhe Kingsley Coman shton epërsinë 0:2 (42’).
Në minutën e 70-të, Denys Garmash ngushton rezultatin në 1:2.
Duhet theksuar, shtylla ka shpëtuar Manuel Neuer. Numri një i Bayern Munih ka marrë një pasim nga Goretzka dhe ka dalë huq në orvatjen, por shtylla aleat..
Bayerni kryeson me 15 pikë e Dinamo është në fund me 1 pikë.