Nuk do të ketë aktivitete sportive nesër në Kosovë.
Nesër ditë zie, shtyhen tri ndeshjet e javës së 15-të në BKT Superligë.
"Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë njofton klubet dhe opinionin e gjerë se duke u bazuar në nenin 19 të Rregullores së Garave, ndeshjet e javës së 15-të në BKT Superligë, të parapara për t’u zhvilluar të mërkurën, shtyhen për ditën e enjte.
Arsyeja është për shkak të shpalljes ditë zie në Republikën e Kosovës pas aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën shumë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut", njofton FFK.