Pochettino flet për stolin e Manchester United

Futboll

Pochettino flet për stolin e Manchester United

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 21:25
Mauricio Pochettino

Mauricio Pochettino po përflitet për stolin e Manchester United pas shkarkimit të Ole Gunna Solskjaer.

Pochettino ka këmbëngulur se ai është shumë i lumtur me punën e tij në PSG duke shtuar se spekulimet në lidhje me të ardhmen nuk janë përgjegjësi e tij.

“Jam i lumtur në Paris. E njoh mirë qytetin edhe si lojtar edhe si trajner, kam jetuar gjithmonë këtë lloj situate.

Gjërat ndodhin dhe nuk është përgjegjësia ime. Ajo që do të them nëse më pyesni është se jam i lumtur në Paris”, tha Pochettino për RMC Sport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat