Martin Braithwaite pretendon se roli i tij në ekipin e Barcelonës do të jetë shumë i rëndësishëm, sapo ta shërojë lëndimin dhe të rikthehet në fushë.
Sulmuesi danez është duke e rimarrë veten dalëngadalë nga një lëndim në gju, të cilin e pësoi në shtator dhe u detyrua të operohej.
Ai shpreson se nën urdhrat e trajnerit të ri Xavi Hernandez, roli i tij në skuadër do të jetë i rëndësishëm.
“Tani në pyetje është vetëm rikthimi, por unë do ta kem një rol të rëndësishëm kur të kthehem”, tha Braithwaite për TV3.
“Kam folur me Xavin. Ai e ka të qartë se çfarë dëshiron nga unë dhe çfarë dëshiron të ndryshojë. Ai e di se si dëshiron të luajë dhe kjo e bën çdo gjë shumë të qartë”, shtoi ai.
Ai i zhvilloi vetëm tri ndeshje këtë sezon, para se të lëndohej në mes të shtatorit, duke i shënuar dy gola dhe duke e dhënë një asist.