Futbollisti Kristijan Asllani, është prej më të mirëve në fanellën e Empolit U-19.
Asllani mbrëmë realizoi dy gola për fitoren e thellë të Empolit, me rezultat 5:0 ndaj Cërvena Zvevdës U-19 nga Beogradi, në ndeshjen e kthimit.
Golat e Asllanit mund t’i shihni nga minuta e 1.12 dhe 3.05
Empoli U-19 e turpëroi Zvezudën dhe eliminon me rezultat të përgjithshëm 6:1.
Asllani shënoi në minutën e 16-të dhe në atë të 65-tën nga penalltia.
Asllani u tregua mjeshtër, sidomos kur godet nga penalltia, me aq mjeshtri duke e trullosur portierin e Zvezdës, Marinkoviq.
Edhe faqja e Empolit ka fjalë të mëdha për Asllanin dhe lojtarët e tjerë që e rrëzuan Zvezdën nga UEFA Youth League (Champions League).