Lazio do të përballet nesër me Lokomotivën e Moskës në Rusi, në një ndeshje mjaft të rëndësishme për rrugëtimin e bardhekaltërve në Ligën e Evropës.
Kjo do të jetë një ndeshje e ndërlikuar dhe për sulmuesin nga Kosova, Vedat Muriqi, i cili pritet të ketë shansin e fundit ditën e nesërme për të treguar vlerat e tij.
27-vjeçari është jashtë planeve të Sarrit, por lëndimi i Ciro Immobiles e bën të detyruar një aktivizim të sulmuesit të Kosovës.
Muriqi u transferua te Lazio vitin e kaluar nga Fenerbaçe, ku nuk ka arritur të lërë asnjë gjurmë, duke marrë parasysh se për kartonin e tij bardheklatrit shpenzuan afro 18 milionë euro.