Barcelona mbylli ndeshjen ndaj Benficas pa gola, duke zbehur ndjeshëm mundësitë për kalimin në fazën tjetër të Champions.
Vëmendje në këtë takim mori Gavi, i cili u shfaq në një nivel të lartë në ndeshjen e tij të parë 90 minuta.
“30” ishte shumë preciz në kombinimin me shokët e tij duke humbur vetëm një pasim nga 35 që provoi.
Përveç kësaj, Gavi ishte futbollisti i katalanasve që realizoi driblimet me të sukseshme (4) në ndeshje.
Veproi mirë më topin nuk ishte e vetmja gjë pozitive për spanjollin, pasi ai tregoi gjithashtu një sakrificë të madhe në mbrojtje duke rifituar topin 6 herë nga kundërshtari.