Paraqitjet e mira të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, i japin një rast që përmes play-off-it të luftojnë për një vend në Kampionatin Botëror – “Katari 2022” në futboll.
“Rezultatet e mira kanë ngritur çmimin e përfaqësueses së Maqedonisë, e cila u ngjit në vendin e 59-të të ranglistës me vlerë totale prej 49.98 milionë euro sipas ‘Transfermarkt’.
Futbollisti ‘më i vlefshëm’ është Elif Elmas, çmimi i të cilit është 17 milionë euro, para Enis Bardhit që vlen 12 milionë euro.
Shuma milionëshe është tejkaluar nga Ezgjan Alioski me 5 milionë euro, Stefan Ristovski me 2,5 milionë euro, Darko Velkovski me 2 milionë euro, Stole Dimitrievski me 1,5 milionë euro, Visar Musliu me 1,4 milionë euro dhe Darko Çurlinov me vlerë një milionë euro”, shkruan mes të tjera media maqedone “Ekipa.mk”.